May 6, 2024
Rajon - Botë

Jep dorëheqje ministri ukrainas i mbrojtjes Reznikov

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov njoftoi se i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit dorëheqjen e tij, raporton Anadolu.

Reznikov bëri ​​një deklaratë në lidhje me dorëheqjen e tij.

Ai theksoi se dorëheqjen ia kishte paraqitur kryetarit të Rada Verkhovna (Parlamenti i Ukrainës), Ruslan Stefanchuk.

“Ka qenë nder t’i shërbesh popullit ukrainas dhe të punoja për ushtrinë ukrainase gjatë 22 muajve të fundit, periudhës më të vështirë në historinë moderne të Ukrainës”, tha Reznikov.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi dje se dëshiron të shkarkojë Reznikov dhe të emërojë në vend të tij Rustem Umerov, një turk tatar nga Krimea.

Zelenski në deklaratën e tij tha se këtë javë do të kërkojë nga parlamenti shkarkimin e Reznikov.

“Këtë javë parlamentit do t’i ofrohet një vendim personeli. Vendosa të shkarkoj Ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës. Oleksiy Reznikov kaloi më shumë se 550 ditë luftë në shkallë të gjerë”, tha Zelensky.

Udhëheqësi ukrainas emëroi Rustem Umerov, një turk tatar i Krimesë, për të zëvendësuar Reznikov.

“Besoj se Ministria e Mbrojtjes ka nevojë për qasje të reja dhe formate të tjera ndërveprimi si me ushtrinë ashtu edhe me shoqërinë në tërësi. Tani ministrinë do ta drejtojë Rustem Umerov”, tha Zelensky.