May 9, 2024
Maqedoni

Protesta e specializantëve privatë, kërkojnë rritje të pagave, sigurim shëndetësor etj.

Specializantët privat mbajtën protesta të qeta para Ministrisë së Shëndetësisë. Ata kërkuan nga Ministri i Shëndetësisë rritjen e kompensimit mujor, i cili siç theksojnë tani është 26.000 denarë në nivelin e pagës mesatare momentale në vend dhe harmonizimi i mëtutjeshëm i pagës së tyre me pagën mesatare në vend.

Poashtu kërkojnë që të gjithë specializantët privatë të marrin sigurim shëndetësor dhe t’ju rregullohet statusi i punës, sepse për momentin llogariten si persona të papunë, me marrëveshjen në vepër, pa stazh gjatë gjashtë viteve të specializimit.

“Na u premtua se Ministria do të dërgonte informacion deri tek Qeveria dhe Fondi Shëndetsor të veprojnë në përputhje me vendimet e sjelluara dhe nga muaji I ardhshëm të korrigjohet paga e specializantëve privatë gjejëisht të jemi në nivel mesatar të pagës së një mjeku të përgjithshëm. I ifnormuam për kërkesat tona në lidhje me sigurimin shëndetësor dhe ndërrimet e natës dhe morrëm premtim se sigurimi shëndetësor menjëherë do të rregullohet gjegjësisht të dërgohet informacion në institucionet shëndetësore publike që të gjithë kolegët e specializimit privat të jenë me sigurim shëndetësor. Në lidhje me kërkesën finale transformimin e kontratave në vepër, të kontratave të pacaktuara morrëm informacion nga Ministria e Shëndetësisë se 1.118 pëlqime kanë arritur nga Qeveria në muajin shkurt por të njejtat nuk u realizuan për shkak të moratoriumit që kërkon periudha zgjedhore.” – deklaroi Kryetarja e Shoqatës së mjekëve specializantë, Aleksandra Georgieva.

“Unë jam mjeke tashmë 11 vite, më herët kam punuar si mjeke e përgjithshme tash jam në specializim 3 vite. Ne përballemi me probleme ekzistenciale. Ne në 33 vite jemi ende fëmijët e vegjël të prindërve, ata na finansojnë, sepse me 26 mijë denar nuk na mbesin as të jetojmë, nëse nuk kemi përkrahjen e prindërve dhe bashkëshortëve tanë nuk do të mundemi ti realizojmë ëndërrat tona” – u shpreh njëra nga mjeket, pjesë e protestës.

Mjekët e rinj specializantë thonë se përderisa ministri i shëndetësisë nuk i merr parasysh kërkesat e tyre, do të mbajnë më shpesh protesta.