May 3, 2024
Maqedoni

LSDM: VMRO është drejtpërdrejtë e lidhur me klubet bullgare në Ohër dhe Manastir

Partia maqedonase në pushtet LSDM, në një kumtesë për media thotë se VMRO-DPMNE-ja është e lidhur drejtpërdrejt me klubet bullgare të hapura në Manastir dhe Ohër, të cilat mbajnë emra të figurave historike kontroverse dhe provokuese. Kjo sipas LSDM-së, konfirmon vazhdimësinë e partisë opozitare me Vanço Mihailovin dhe krenohet me të.

Vetë Mickoski konfirmoi vazhdimësinë e OBRM-PDUKM-së në aktivitetet e saj me Vanço Mihailovin, bashkëpunëtor i Rajhut të Tretë.

“VMRO-DPMNE është një besimtar ideologjik i njerëzve që ishin autorë të Rajhut të Tretë, ajo feston dhe lavdëron veprën dhe rolin e Vanço Mihailovit. VMRO-DPMNE ndërtoi një shtëpi përkujtimore në Shtip për nder të Mihajlovit dhe e vendosi figurën e tij prej dylli në një muze në Shkup.