July 27, 2024
Maqedoni

Pronar i njërës prej veturave të djegura në Bit Pazar është ish gjykatës (Video)

Pronari i njërit nga automjeteve të djegura të hënën pas mesnate në afërsi të Bit Pazarit në Shjup është ish-gjykatësi nga Gjykata Themelore e Gostivarit dhe profesori aktual në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë, Sejfulla Osmani, raporton “360 Shkallë”.

“Presim që autoritetet hetimore të japin më shumë informacion për shkaqet e zjarrit të makinës”, ka thënë Osmani për “360 Shkallë”.
Ai thotë se nuk dyshon se zjarri është shkaktuar qëllimisht, e as tek ndonjë person konkret, pasi siç na tha, nuk është grindur me askënd.

Ndryshe, siç supozohet, por edhe siç shihet nga terreni, zjarri ka nisur nga vetura e tij.