June 17, 2024
Diaspora

Shqiptarët e bëjnë Kuq e Zi zemrën e Nju Jorkut, përurohet rruga “Ismail Qemali”, prezente Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha

Divat shqiptare të muzikës të pranishme në përurimin e rrugës “Ismail Qemali” në New York
10 Maj, 2023

Emërtimi i rrugës në Staten Island, New York, për nder të Ismail Qemalit do të jetë një moment mjaft i rëndësishëm për mijëra shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë prej vitesh në SHBA.

Qyteti i New York-ut ka vendosur të nderojë një nga heronjtë e shquar të Shqipërisë duke i vënë emrin e tij një rruge dhe së fundmi ka qenë kryetari i shoqatës shqiptaro-ameriukanë, Naser Nika, ai i cili na ka zbuluar më tepër detaje lidhur me këtë cermemoni.

Ai tregoi se ka biseduar me fotografin Fadil Berisha, i cili e ka siguruar që do bëtë pamundurën për pjesërmarrëjen në ceremoni të tre divave të muzikës, Dua Lipës, Rita Orës dhe Bebe Rexhës.

“Fadil Berishën e kam shok dhe përmes tij i kam kërkuar që të ftojë këngëtaret e njohura shqiptare me famë botërore si Dua Lipa, Rita Ora apo Bebe Rexha. Unë i kam thënë se nëse ka një njëri që mund t’i ftojë ai është Fadil Berisha dhe e kam lënë në dorë të tij. Ajo do të ishte një gjë shumë e bukur, por ndoshta mundësitë më të mëdha për të marrë pjesë i ka Bebe Rexha duke qenë se jeton këtu. Fadili më ka thënë që do të bëjë maksimumin”, tha ai për Euronews.