May 17, 2024
Maqedoni

Informacionet zyrtare për atentatin në Tetovë!

Sektori i Punëve të Brendshme ka dalë me informacionet e para zyrtare për atentatin në Tetovë, transmeton TV21.

Nuk bëhet i ditur identiteti i dorasit, por siç mësohet ai është në arrati dhe mbetet i pakapshëm deri më tani nga organet e rendit.

“Në orën 22:45 minuta, personi M. T. nga Tetova, në SPB Tetovë ka raportuar se një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri nga një veturë në lëvizje në shtëpinë e tij në Tetovë. Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB Tetovë.