May 13, 2024
Shqipëri

Biseda e Ben Blushit me haxhi Iljazin: A je kosovar? Jam shqiptar!

“Allahu më paguan”, Ben Blushi rrëfen bisedën me haxhiun që u rikthye në Shqipëri nga Holanda: Mbaj parfum klasik kur shkoj në xhami

Nga Ben Blushi:

ILJAZI,NË XHAMI ME PARFUM KLASIK
Në rrugën e Golemit shoh një burrë. Me një mjekërr të bollshme. Pa mustaqe. Mbante një bicikletë për dore.
Përshendetje,
Selam Alekum,
Si quhesh?
Iljaz
Je kosovar ?
Jam shqiptar
Cfarë bën në plazh?
Jetoj
Nga ke ardhur?
Nga Hollanda
Je hollandez?
Jam shqiptar
Me pasaportë ?
Edhe hollandez edhe shqiptar
Cfarë pune bën?
Asnjë punë
Kush të paguan?
Allahu më paguan
Allahu nuk ka para,me se jeton?
Me pensionin e Hollandës
Je Hoxhë ?
Jam Haxhi
Pra nuk je hoxh, je haxh ?
Kam shkuar dy herë në Mekë
Kur u bëre musliman?
Musliman kam lindur
Po praktikant ?
Në vitin 2004
Cfarë të ndodhi?
Një sëmundje zemre
Të ndihmoi Zoti?
Allahu më shpëtoi
Si e kuptove që ishte Allahu dhe jo mjekët?
Kur lexova Kuranin në spital
Dhe që atë ditë ndryshove ?
Elhamdulilah
Cdo me thënë Elhamdulilah?
Falënderoj Zotin
A lahesh në det?
Jo nuk bën
Pse nuk bën?
Nuk mund të zhvishem
Po pse nuk zhvishesh?

Trupi i zhveshur josh dhe burrat dhe gratë
Pra nuk lahesh fare?
Mund të lahem ku nuk ka njerëz
A ka një vend ku nuk ka njerëz?
Jo nuk ka
Pra ti nuk zhvishesh asnjëherë?
Mund të zhvishem nga kërthiza e lart
Iljaz je simpatik,
Mbaj parfum klasik
Shkon në xhami me parfum ?
Allahu e ka qejf erën e mirë
Sa ke pa e prerë mjekrrën?
Më shumë se një vit
Do shkruaj dicka për ty Iljaz
Vec mos shkruaj keq
Do shkruaj cfarë më the,
Unë jam shumë i urtë
A të bëj një fotografi?
Pak problem,
Pse problem?
Nuk është mirë
Për vete e kam,
Bëje atëherë,
Ku do shkosh tani?
Në xhami
Pa pasdite ?
Në xhami
Po nesër?
Në xhami
Po pasnesër?
Në xhami
Po pas një jave?
Në xhami
Cdo ditë shkon në xhami?
Cdo ditë ndryshoj xhami
Pra gjithë jeta xhami?
Deri sa të vdes xhami
Jetë të lumtur z. Xhami
Selam Alekum,z.Axhami