Maqedoni

Prilep, 26 vjeçari dyshohet se e vrau babain

Një 26 vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se pas zënkës me babain e tij e ka goditur atë për vdekje. Ngjarja ka ndodhur në rrethinën e Prilepit.

“Me datë 19.12.2022 në ora 22:00 në rrugën “Dimo Narednikot” në Prilep, zyrtarë policorë nga Prilepi kanë privuar nga liria A.M (26) nga fshati Sellcë, Prilep. Ai dyshohet se rreth orës 20:00 në shtëpinë e familjes në fshatin Sellcë, pas një debati të mëparshëm, ka plagosur me një send të mprehtë babain e tij M.M (52), i cili më pas ka ndërruar jetë. Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa një ekip nga Zyra rajonale Prilep ka kryer hetime. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion”, thuhet në raportin e MPB-së./KlanMacedonia