May 4, 2024
Maqedoni

Ministri Aliti jep lajmin e shumëpritur: Tre milionë euro e gjysëm për ujësjellësin e Likovës

Ministri kumanovar nga radhët e Alternativës, Admirim Aliti, ka sjellur një lajm të mirë për banorët e rajonit të Likovës.

Ai njoftoi se Qeveria ka ndarë 3.5 milionë euro për sistemin e ujësjellesit në këtë komunë.
“Në seancën e rregullt të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut morëm vendim për përkrahjen financiare të sistemit të ujësjellësit në Komunën e Likovës.

Për këtë rast ndamë afër 3.5 milion euro dhe në këtë mënyrë do të zgjidhet problemi dekadësh i banorëve të Komunës së Likovës”, njoftoi Aliti pas seancës qeveritare.