May 2, 2024
Maqedoni

Gjendet e vdekur tetovarja në banesën e saj

Tetovë, 15 mars – Të martën rreth orës 18:00, në policinë e Tetovës është denoncuar se në banesën e saj në rrugën 188, ku ka jetuar vet, është gjetur e vdekur 72 vjeçarja Q.A nga Tetova. Mjekët kanë konstatuar vdekjen e saj pa shenja dhune, ndërsa ekipet e prokurorisë së Tetovës dhe policisë, kanë bërë hetim kurse trupi I pajetë I është dhënë familjes.