Ish presidenti Ilir Meta mori pjesë në diplomimin e gjeneratës së 16-të të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës.
“Kënaqësi sot të merrja pjesë në diplomimin e gjeneratës së 16-të të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, që është kthyer në një platformë të bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar”, njoftoi Meta.
Duke uruar të rinjtë e sapodiplomuar, Meta tjeksoi domosdoshmërinë e ruajtjes së arritjeve në fushën arsimit dhe gjuhës shqipe sipas Marrëveshjes historike të Ohrit.
“Shqiptarët do të vazhdojnë të jenë garantë të rrugës europiane dhe euroatlantike së Maqedonisë të Veriut”, ka shtuar ish presidenti Meta.