Presidenti kroat Zoran Milanovićq dërgoi një kuntesë për media pasditen e sotme duke thënë se beson që vizita e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Kroaci nuk është e mundur dhe ka vendosur të anulojë takimin e Procesit Brdo-Brijuni që ishte planifikuar të zhvillohej në Kroaci në muajin maj, raportuan mediat kroate.

“Deklaratat dhe veprimet politike të Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të cilat i kemi parë në ditët dhe javët e fundit, janë në kundërshtim të plotë me qëllimin e Procesit “Brdo-Brijuni”, duke prishur marrëdhëniet ndërshtetërore dhe duke kërcënuar paqen dhe stabilitetin në zonën e Evropës Juglindore. Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç, beson se në rrethana të tilla nuk ka kushte dhe nuk është e mundur që Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të vijë në Republikën e Kroacisë, sipas një njoftimi për shtyp nga Zyra e Presidentit të Republikës së Kroacisë, transmeton Lideri.mk.

Krerët e shteteve që duhej të merrnin pjesë në takimin në Brijuni u informuan për vendimin e Milanoviçit, dhe takimi i ardhshëm i Procesit Brdo-Brijuni, siç u tha, do të mbahet kur të plotësohen kushtet, dhe pas konsultimeve midis Presidentit Milanoviç dhe Presidentes së Republikës së Sllovenisë, Natasa Pirc-Mushar, si bashkëkryetare e Procesit Brdo-Brijuni.

sqShqip