April 29, 2024
Maqedoni

Premtime Zylali, kandidate për këshilltare në Strugë: Rinia është rreshuar me koalicionin ASH-AAA!

Kandidatja për këshilltare komunale dhe kryetarja e Asamblesë së Gruas të Aleancës për Shqiptarët, Premtime Zylali në intervistën ekskluzive për lideri.mk, flet për rëndësinë e zgjedhjeve aktuale dhe nevojën e patjetërsueshme për ndryshim. Këto zgjedhje sipas saj janë zgjidhje për fatin e fëmijëve, zgjidhje për hallet e problemet e qytetarëve dhe jo zgjidhje për rrugë të shkurtra për t’u pasuruar pushtetarë e persona të ndryshëm. “Struga e ka humbur bukurinë. Struga ka rënë në një hije që nuk i shkon për shtati. Poashtu edhe gjithë fshatrat përreth. Prandaj kam një lutje deri tek struganët, pleq e të rij, që të mobilizohemi, me zemër të pastër, me mendje të kthjellët, ashtu siç dinë të bëjnë gjithë struganët që më 17 Tetor pas asnjë hezitim të rrethojmë numrin 6 dhe Struga jonë të jetë më e mirë për fëmijët tanë, për ardhmërinë tonë. Të votojmë numrin 6 dhe koalicionin që reflekton shpirtin e rinisë, por edhe të pjekurisë strugane.