Maqedoni

Politikani maqedonas mundohet të akuzojë kosovarët për zhdukjen e vajzës në Shkup (Emri)

Edhe pse nuk ka ende informacion zyrtar lidhur me zhdukjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçrvska nga Shkupi, kryetari i partisë maqedonase “Koncepti Maqedonas”, Petar Bogojevski ka dalë me aludime se shtetas të Kosovës qëndrojnë pas rastit.

Këtë ai e ka bërë përmes një postimi në Facebook, transmeton portalu Lideri.mk.

“LAJME SHUMË SHQETËSUESE!!!

Maqedonas, partia jonë Koncepti Maqedonas ka pranuar një lajm tejet shqetësues për vajzën Vanja!!!

Obixhukos Oliver Spasovskit i japim 30 minuta për ta informuar opinionin për ngjarjet e fundit për fatin e vajzës!!!

Kemi komunikuar me MPB-në dhe zëdhënësen e MPB-së, ata refuzojnë të mohojnë informacionin që kemi ndarë me ta!

Po ashtu, po kërkojmë informata nëse të dyshuarit janë liruar nga stacioni policor dhe a janë transferuar tashmë në Kosovë?!?

A ka të dyshuar të tjerë që janë arratisur edhe nga duart e MPB-së?”, janë pyetjet aluduese që i ka parashtruar Bogojevski.

Vanja Gjorçevska është zhdukur para shtatë ditëve, kurse policia parmbrëmë ka arrestuar pesë persona, por ende nuk dihet nese ka siguruar ndonjë informacion prej tyre lidhur me vendndodhjen e 14 vjeçares./Lideri