May 4, 2024
Maqedoni

Tre ministra shqiptarë të drejtësisë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia bëhen bashkë në Vlorë

Ministri i drejtësisë në Shqipëri, Ulsi Manja, ministrja e drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu dhe ministri i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Krenar Lloga, kanë realizuar një takim të përbashkët joformal në qytetin e bukur bregdetar të Vlorës.

“Vlora na bashkon – me 2 homologët e mi shqiptarë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, Ulsi Manja dhe Krenar LLoga!”, ka shkruar me këtë rast ministrja Haxhiu./Lideri.mk