May 21, 2024
Maqedoni

Policia shqiptoi 147 sanksione për shoferët në Shkup

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (26.12.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 147 sanksione, nga të cilat tetë sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 14 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, nëntë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Gjashtë masa janë shqiptuar për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë sanksione për kalimin e sinjalistikës së mbyllur (semafori i kuq), katër masa për automjetet e paregjistruara…
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. “U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor”, apelon MPB.