June 3, 2024
Maqedoni

Xhaferi sqaron procedurat: Fillimisht do jap dorëheqje unë, e pastaj Kovaçevski

Nga mesi i janarit duhet të nisin përgatitjet formale dhe ligjore për zgjedhjen e qeverisë teknike, e cila duhet të punojë për realizimin e zgjedhjeve për deputetë të 8 majit. Në një intervistë për MIA-n, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili është propozuar për kryeministër të qeverisë teknike, ka thënë se koha e këtyre ndryshimeve do të dihet me shumë gjasa nga 9 janari, kur do të bëhet koordinimi i parë me Grupet parlamentare do të zhvillohen në vitin 2024. Sipas tij, kryetari i ri i Kuvendit duhet të zgjidhet deri më 20 janar, transmeton lideri.mk.

Kësaj radhe nuk duhet të japë dorëheqje vetëm kryetari i qeverisë Dimitar Kovaçevski, që do të thotë se do të japë dorëheqje edhe e gjithë qeveria, por edhe kryetari aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Para se të bëhet zyrtarisht mandatar, dorëheqja e Xhaferit duhet të konfirmohet në seancë të veçantë dhe më pas të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit, Jovan Mitreski i propozuar nga LSDM. Gjithashtu do të duhet të plotësohet edhe vendi vakant i Xhaferit si deputet me kandidatin e radhës nga lista e BDI-së në Njësinë Zgjedhore 5. Zgjedhja e qeverisë teknike është caktuar për 28 janar.

– Sigurisht që do të ketë një seancë të veçantë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe sigurisht që do të duhet të ketë një seancë të veçantë për zgjedhjen e qeverisë, sepse kryetari i Kuvendit, d.m.th. unë si i nominuar për postin e kryeministrit, nuk do të mund të jetë njëkohësisht mandatar dhe kryetar i Kuvendit./Lideri