April 30, 2024
Maqedoni

Policia identifikon personat të cilët kishin ndezur një zjarr në Spitalin e Tetovës

SPB Tetovë njofton se ka identifikuar personat të cilët më datë 23 tetor kishin ndezur një zjarr në ballkonin përpara Kabinetit të fizioterapisë në Spitalin klinik të Tetovës.
“Pas ndërmarrjes së masave të intensifikuara operative, Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, ka identifikuar personat të cilët në mbrëmjen e datës 23 të këtij muaji rreth orës 19:00 kanë ndezur zjarrin në ballkonin përpara Kabinetit të fizioterapisë në Spitalin klinik të Tetovës dhe në këtë mënyrë shkaktuan një rrezik të përgjithshëm. Bëhet fjalë për 8 të mitur nga Tetova të moshës prej 13 deri në 16 vjeç.

Pas inspektimit të kryer dhe në prani të prindërve, tashmë janë kryer bisedat zyrtare me secilin prej të miturve dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të përgatiten parashtresat përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.