May 17, 2024
Maqedoni

25 vite nga vdekja e Ismet Jasharit/ Ahmeti: Amanet që mbajti gjallë ndërgjegjen e kombit

Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot ka përkujtuar Ismet Jasharin – komandant Kumanovën në 25 vjetorin e ndarjes nga jeta.

Ismet Jashari ishte ndër të parët që iu përgjigjë thirrjes së lirisë që kishte lëshuar Kosova. Ai ishte jo vetëm flakadan i frymëzimit në luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare për liri dhe barazi por ishte edhe në mendje dhe zemër të të gjithëve në çdo hap të çështjes kombëtare, ka shkruar kryetari Ahmeti.

Postimi i plotë:

25 vite më parë gjaku i derdhur në Luzhnicë forcoi edhe më shumë rrënjët e atdhedashurisë, duke u bë amanet që mbajti gjallë ndërgjegjen e kombit dhe guximin për të qëndruar i pathyer përballë armikut.

Ismet Jashari ishte ndër të parët që iu përgjigjë thirrjes së lirisë që kishte lëshuar Kosova. Ai ishte jo vetëm flakadan i frymëzimit në luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare për liri dhe barazi por ishte edhe në mendje dhe zemër të të gjithëve në çdo hap të çështjes kombëtare.

“Liria e një populli fitohet vetëm dhe vetëm me gjak”, do të ishin këto fjalët e komandant Kumanovës.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të dhe gjithë të rënët për liri!