May 5, 2024
Maqedoni

Policia gjeti kumanovarin e zhdukur

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është gjetur 60-vjeçari nga Kumanova, i cili gjatë ditës së djeshme ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij, është gjetur nga policia gjatë ditës së sotme, transmeton TV21.

“Sot (08.01.2024) në ora 16.30, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, nëpunësit policorë nga SPB Kumanovë në fshatin “Suv Orah”, Komuna e Nagoriçi i Vjetër, në gjendje të mirë shëndetësore kanë gjetur C.D.(60) nga Kumanova. Për të, dje rreth orës 20:00 bashkëshortja e tij M.D. denoncoi se është larguar nga shtëpia dhe se bëhet fjalë për person me probleme shëndetësore”, thuhet në njoftimin e MPB-së.