May 18, 2024
Maqedoni

Izet Mexhiti i thotë ‘lamtumirë’ BDI-së: Formojmë lëvizje të re politike!

Izet Mexhiti sot do të jep dorëheqjen nga të gjitha funksionet që ka në Bashkimin Demokratik për Integrim. Ai këtë e ka bërë të ditur për gazetën LAJM duke folur për formimin e lëvizjes së re politike. Mexhiti tha se qëllimi i kësaj lëvizjeje do të jetë unifikimi i opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

“U shterruan të gjitha mundësitë për të funksionuar brenda BDI-së. Sonte kemi ftuar të gjithë ata me të cilët kemi ecur bashkë prej Kumanovë deri në Strugë për ta shqyrtuar situatën politike, me siguri edhe për ta konstatuat përjashtimin nga BDI-ja dhe për të dhënë edhe dorëheqje nga të gjitha pozicionet, me ç’rast do të deklarojmë se nuk jemi më anëtarë të BDI-së dhe e dyta do të jetë për ta analizuar se si do të veprojmë. Unë e kam thënë se na mbetet o ta bëjmë lëvizjen e re, o të shkojmë në shtëpi. Mendoj që do të mbizotërojë mendimi i strukturës për ta formuar një lëvizje të re politike, e cila nuk do ta përçan votën shqiptare, nuk do ta defaktorizojë votën shqiptare, sepse është ngritur mbi një kauze dhe qëllimi do të jetë për ta unifikuar opozitën shqiptare”, tha Mexhiti për gazetën LAJM.