Maqedoni

Policia e Kosovës vë në kontroll edhe rrugët malore në Bërnjak (FOTO)

Policia e Kosovës ka vënë nën kontroll edhe rrugët malore në pikën kufitare në Bërnjak, ku serbët për të tretën ditë me radhë janë duke protestuar kundër reciprocitetit me targat që vendosi Qeveria e Kosovës ndaj Serbisë.

Vënia nën kontroll e rrugëve malore bëhet edhe për të parandaluar rrugët alternative të kontrabandës, njofton Klankosova.tv.

Çdo hyrje-dalje në këtë pikë kufitare është nën kontroll të policisë.

Serbët që janë duke protestuar teksa është bërë ndërrimi i njësive policore ua kanë kthyer shpinën dhe nuk ka pasur ndonjë provokim nga ana e tyre.