April 26, 2024
Maqedoni

Ndërpritet transmetimi i panelit të BDI-së, sepse panelistët bënin fushatë për LGBT

Para disa ditëve në Shkup, me pjesëmarrje të kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, Bashkimi Demokratik për Integrim organizoi një panel me disa profesorë të rinj universitarë, i cili ishte paraparë të jetë livestream, por për një moment ishte ndërprerë. Në bazë të informacioneve nga burimet tona, arsye që debati ishte ndërprerë ishte kur njëri nga panelistët kishte filluar të bëjë fushatë për homoseksualizmin dhe komunitetin LGBT.
Duke dashur ta fshehë qëndrimin e BDI-së për këtë temë, organizatori e kishte ndërprerë emetimin live, në mënyrë që kjo të mos e dëmtojë më shumë Visar Ganiun.
Sidoqoftë, pas këtij paneli nuk ka pasur asnjë prononcim të kryetarit të Çairit Visar Ganiu nga qëndrimi i shprehur pro homoseksualizmit dhe LGBT-së.