May 13, 2024
Maqedoni

Filipçe për rikonstruktimin e Qeverisë: Këtë e bën kryeministri, nuk merrem me atë punë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në paraqitjen e tij të sotme tha se pushteti po vazhdon bisedimet për të siguruar shumicë parlamentare, shkruan TV21.

“Kjo është diçka për të cilën duhet të bisedohet, megjithatë janë procese politike, po negociohet me partitë për shumicën parlamentare. Ky proces do zgjat, kur do të ketë vendime konkrete, do të bisedojmë”, tha mes tjerash Filipçe.

I pyetur nëse do të jetë pjesë e ndryshimeve eventuale në Qeveri, Filipçe tha se për këtë duhet të vendos kryeministri Zoran Zaev.

“Duhet të punojë…të mbetet për të punuar, ai që e gjen veten në punën e ministrit, pa dallim resori. Ai që ka treguar rezultate, kriteret janë evidente për sukses në punë, dhe këtë e bën kryeministri. Nuk merrem me atë punë, jam i fokusuar në menaxhimin e pandemisë”, deklaroi Filipçe.