May 8, 2024
Maqedoni

Policia arrestoi dy persona në aeroportin e Shkupit, dyshohen për spiunim, kanë vizatuar skica!

Dy persona janë arrestuar dje pasdite në afërsi të aeroportit të Shkupit.

Policia i ka arrestuar ata nën dyshimin se pa autorizim kanë hyrë në pjesën e objektit ushtarak dhe kanë bërë skica apo vizatime të objekteve ushtarake dhe mjeteve luftarake, njofton MPB, shkruan Lideri.mk.

“Më 11.04.2023, rreth orës 15:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, zyrtarët policorë kanë arrestuar dy persona: E.A. (32) dhe E.B. (31), për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale të hyrjes së paautorizuar në objektet ushtarake dhe skica apo vizatime të objekteve ushtarake dhe pajisjeve luftarake”, thuhet në njoftimin e shkurtër të policisë, ku nuk jepen detaje se nga janë dy personat e arrestuar. (Lideri.mk)