May 14, 2024
Maqedoni

Bilall Kasami shtroi Iftar tradicional për zjarrëfikësit e Tetovës

Bashkërisht me këshilltarët komunal, stafin dhe drejtorët komunal, sonte shtruam iftar të përbashkët për Njësitin Territorial kundër Zjarrit, njoftoi kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

“Në këtë iftar edhe njëher falënderova punonjësit e këtij Njësiti për mundin dhe kontributin e vazhdueshëm që japin në shpëtimin e jetëve të njerëzve si dhe sigurinë e qytetit.

Puna e tyre është fisnike përderisa edhe në kohë iftari ata janë të gatshëm të ndërhyjnë aty ku është nevoja”, tha Kasami.