April 29, 2024
Maqedoni

Policët e rrejshëm plaçkitën dy shtetas të Turqisë në Gostivar

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme dy persona janë prezantuar si zyrtarë policorë dhe më pas kanë plaçkitur dy persona, shtetas të Turqisë.

“Dje (01-shkurt) në orën 20:20, personat S.A.(23) dhe B.G.(29) nga Republika e Turqisë, me qëndrim të përkohshëm në Gostivar në SPB-Tetovë kanë raportuar se rreth orës 05:30 pranë urës së lumit Vardar në Gostivar janë ndaluar nga dy persona me një automjet, të cilët ishin prezantuar në mënyrë të rreme se janë zyrtarë të policisë dhe prej tyre kishin marrë para”.

“Janë ndërmarrë masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.