April 27, 2024

Liridon Ramadani

Pas një rënie të theksuar të ASH ,,fati” i soll një situat të jashtëzakonshme që nëse vetëm pak do të dinin, do të godisnin me një gur shumë caqe.
Qeveri jo stabile, Bdi e përçarë, Alternativa e zhveshur nga çdo gjë dhe vetëm oksigjeni nga pushteti po e mban të gjallë, Besa ende në delir nga fitorja në Tetovë, humbja e besimit tek partit shqipëtare, nevoja emergjente për një pol serioz anti naracionit që ka krijuar BDI se në pushtet arrihet vetëm duke qenë pateric e BDI-së e shumë tjera janë caqe që po të dinte ASH do i shfrytëzonte vetëm me një veprim dhe gjithçka do të kthente në favor të vetin.
Sipas mendimit tim ASH do duhej të dilte me qëndrimin se në rrethanat aktuale ne si parti jemi të gatshëm që të nënshkruajmë marrëveshje bashkëpunimi me qeverin duke ia dhënë në dispozicion deputetët tanë qeverisë për gjitha votimet që i kërkon situata si dhe do të jemi garantues që nuk do të lejojmë rënien e kësaj qeverie deri në përfundim të mandatit me arsyetimim se qytetarët ia kanë dhënë besimin dhe ata duhet ta mbajnë përgjegjësin deri në fund.
Ne si parti nuk e kemi qëllim pushtetin por e kemi mjet për të mirën e përgjithshme.
Në këto rrethana kur bëhet fjalë për rrugën e shtetit drejt EU, ne si parti kemi ardh në përfundim se kjo qeveri duhet të qëndroj dhe ne do e mbështesim deri në fund të mandatit, por ne nuk do të marrim pjesë në qeveri në formën e marrjes së përgjegjësis përshkak se ne konsiderojmë që duhet të marrim përgjegjësi institucionale atëherë kur besimin na e jep sovrani.
Ne si parti e ofrojmë mbështetjen për këtë qeveri nën këto kushte:
-Reforma zgjedhore
1. njësi zgjedhore
2. lista të hapura
3. votimi i disaporës në ambasada ose me post
– Asocacioni i komunave shqipëtare
– Zgjidhja e rasteve të montuara.
– Largimi Alternativës nga qeveria për shkak se ne konsiderojmë që kjo është drejtësi ndaj votuesit tonë dhe se mendojmë që përgjegjësia e këtij mandati duhet të jetë vetëm e BDI-së.
Ky veprim do e e shëndronte ASH si alternativa e vetme në zgjedhjet e ardhshme për shkak:
Do e përcante BDI, grupi i zjarrit largohet.
Do ta zhdukte Alternativën nga skena politike.
Do ta dobsonte deri në ekstrem Besën dhe do e kthente aty ku e ka vendin si parti periferike.
Do të tregonte që për shteti bën lëshime por asesi për pushtet.
Do i mundsonte votimim mërgatës e cila dorën në zemër tash si trup votues është më i madh bile se sa trupi votues që jetojnë në RMV dhe është votë e sigurt opozitare e cila do i sillte fitoren ASH.
Do të krijonte frymë tek shqipëtarët me një kërkesë konkrete si asociacioni i komunave shqipëtare e cila do të sillte barazi ekonomike, zhvillimore dhe vendimarrëse.
Nëse unë do isha Taravari në këtë situat kështu do veproja dhe kjo do ishte rikthimi i fuqishem i ASH,rikthim që sdo e përballonte as BDI me gjithë sistemin dhe patericat e saj