May 8, 2024
Opinion

Shqiptarja nga Sanxhaku i reagon Vuçiqit: Ju dhe vendi juaj keni kryer masakra në Kroaci, Bosnje e Kosovë

Aleksandar Vuçiq,
Unë nuk do t’ju drejtohem në gjuhën tuaj si Abdullah Hoti, por në gjuhën time dhe e vetme SHQIP, dhe ka mjaft shërbëtorë tuaj që dinë shqip, ndaj do t’ju përkthejnë.

Duke parë faktin historik dhe të kaluarën, ju dhe vendi juaj renditeni si njerëzit që kanë kryer masakrat më të mëdha në Kroaci, Bosnje dhe Republikën e Kosovës.A është njeriu që në vitin 1996. deklaroi në Qeverinë e Serbisë: “Për një serb do të vrasim njëqind myslimanë”, duke iu drejtuar drejtpërdrejt boshnjakëve në Bosnje,a mundet një njeri i tillë të udhëheqë vendin sipas ndonjë epilogu demokratik?
Ku e gjetët të drejtën të luftoni për shtetin e quajtur Republika e Kosovës, të cilin dëshironit ta digjni dhe të rrafshoni shumicën e popullit të saj?
​Nuk e di ku e keni të drejtën të përmendni vetëm emrin e shenjtë të Kosovës?
​Ju na ofendoni se duam Shqipërinë e Madhe dhe ju vetë keni vite që përpiqeni të rrëmbeni tokën shqiptare për idealet tuaja serbe.Ta dini, Kosova nuk është më vetëm dhe e dobët, Kosova ka fëmijët e saj matanë kufirit që do të jepnin jetën për të në çdo kohë sepse është toka jonë shqiptare që çizma juaj çetnike nuk do të shkelë më.
​Republika Srpska, e cila u ndërtua me gjakun e boshnjakëve, mundet, por Republika e Kosovës nuk mundet, i njëjti vend që e keni nëpërkëmbur me vite, të njëjtin popull që keni vrarë dhe poshtëruar me vite, është “i juaj”. QYSH ?
Si mund ta quani veten mbretër të Ballkanit, kur erdhët në Ballkan vetëm në shekullin e shtatë, fillim të shekullit të tetë, dhe kur mbërritët gjetët shqiptarët vendas? Është shkruar në librat tuaj të historisë për klasën e shtatë të shkollës fillore.
Pse i tërhoqët ato libra? Pse keni frikë të pranoni të vërtetën se keni qenë dhe do të mbeteni shërbëtorë, dashtë Zoti.

PA respekt,
Amina Nuraj 🇦🇱