Nasuf Kadriu nga fshati Dunav i Gjilanit, i lindur në vitin 1923, ka rritur dhe edukuar 11 fëmijë, në një kohë të vështirë.
T’i rrisësh 11 fëmijë të edukuar asokohe, ishte një sfidë e madhe.
Vajza e tij ishte ndër motrat e para medicionale që shërbeu në Grykën e Karadakut, Mihrija.
Emrin e saj sot e mbanë ambulanca në fshatin Shurdhan.
Nasuf Kadriu ka ndërruar jetë para 25 vjetësh, më 10.06.2000.
Nasuf Kadriu ishte dhe mbetet një burrë me vyrtyte të larta që ka patur autoritet dhe respekt te banorët e Karadakut.
Ai krijoi me ndihmen e Zotit një familje të madhe dhe të ndershme, me 7 djem e 4 vajza.
Si çdo prind asokohe, edhe ai i rriti e i shkolloi me vështirësi të mëdha fëmijët e tij, por ishte i lumtur me ta.
Ai qendroi i fortë edhe në rastet e rënda që i ndodhën në familje, vdekja e djalit Njaziut, në dhjetor 1998 dhe vrasja nga kriminelët serbë të djalit të madh Ymerit, me datë 30 mars 1999. /Mediafokus.info

