April 27, 2024
Maqedoni

Plagoset një ushtar në kazermën Ilinden në Shkup

Të enjten pasdite, në ora 14 e 50 minuta, policia e Shkupit është njoftuar se në kazermën Ilinden është lënduar B.T. (45) nga Zletova dhe është dërguar në Spitalin e Qytetit “8 Shtatori” ku ka marë ndihmën e shpejtë.

Sipas denoncimit në polici, ushtari është lënduar gjatë pranim dorëzimit të ndërrimit dhe gjatë kontrollimit të revoles nga një ushtarak tjetër. Me këtë rast është shkrepur një plumb i cili me rikoshet e ka qëlluar në këmbë 45 vjeçarin.

Policia ushtarake lidhur me rastin e ka njoftuar Prokurorin Publik, kurse hetime në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB Shkup.