April 29, 2024
Maqedoni

Petrovska: Nuk është e vërtet se agjentët tanë të kundërzbulimit janë arrestuar në Kosovë

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, gjatë emisionit “360 Gradë” në Alsat i hodhi poshtë si të pavërteta pretendimet e deputetit të VMRO-SPMNE-së dhe ish kreut të kundërzbulimit ushtarak, Dragan Kovaçki, i cili doli me pretendimin se agjentë të kundërzbulimit ushtarak janë arrestuar në territorin e Kosovës.

“Absolutisht Jo! Të ju arrestohen përfaqësues të kundërzbulimit në territorin e një vendi tjetër, nënkupton armiqësi mes atyre dy vendeve. Që nuk është rast me Republikën e Kosovës. Posaçërisht, në fushën e mbrojtjes. Bashkëpunimi mes shërbimeve ushtarake të të dyja vendeve është në nivel të lartë. Nuk shoh arsye se pse do të arrestoheshin”, tha Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.

Ajo ndau me opinionin informatën se pas analizave të përfunduara, nga ana e Shtatmadhorisë së Armatës, vendi jonë do t’i dhuroj Ukrainës helikopterë ushtarak, shkruan Alsat.

“Në seancën e radhës të Qeverisë, e cila sipas paralajmërimeve do të mbahet të mërkurën, do të propozoj sjelljen e vendimit me të cilin Republika e Maqedonisë së Veriut do t’i dhuroj 12 helikopterë Ukrainës”, tha ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. /Alsat.mk

/Alsat.mk