Vdes një vajzë në Skenderaj, sipas së ëmës kjo ka ndodhur derisa ajo flinte

Një vajzë, mosha e së cilës nuk është bërë e ditur ka vdekur në orët e hershme të ditës së premte.

Policia njofton se bëhet fjalë për personin nga fshati Kosterc i Komunës së Skenderajt dhe është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshimtë”.

“Një femër kosovare, ka njoftuar se vajza e saj e cila ka qenë fjetur dyshohet se ka ndërruar jetë. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është ndërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.