May 3, 2024
Maqedoni

Petliçkovski zgjedhet kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive

Aleksandar Petliçkovski është kryetari i ri i Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI). Petliçkovski në këtë pozitë vjen në vendin e paraardhësit të tij, Zharko Karaxhoski.

Petliçkoski është drejtor i Institutit për Imunologji në të cilin institut gjatë kohës së pandemisë, kryhen testime, analiza dhe hulumtime të ndërlidhura me reagimin e anti-trupthave të të shëruarve si dhe për llojet e viruseve prezent në Maqedonin e Veriut./Alsat.mk