Maqedoni

Petkov: Maqedonia e Veriut nuk do të hyjë në BE së paku edhe dhjetë vite

Kryeministri bullgar Kiril Petkov thotë se Maqedonia e Veriut nuk do të jetë pjesë e BE-së të paktën edhe 10 vitet e ardhshme, shkruan Alsat.

Kjo periudhë sipas Petkovit duhet shfrytëzuar për ta shndërruar Maqedoninë në vend Evropian. Petkov tha se Bullgari do të kushtëzon çdo kapitull me kërkesat e Sofjes zyrtare.

“Garancia për të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut mund të sigurohet edhe gjatë procesit Evropian. Nëse këto të drejta vendosen në marrëveshjen evropiane, atëherë nënkupton se jo vetëm Bullgaria do të kujdeset për ta, por BE-ja do ta angazhohet për të drejtat e tyre. Është mënyrë e gabueshme e të menduarit nëse na pyesin a do ta heqim veton ose jo. Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e BE-së më së shpejti pas 10 viteve. Neve duhet t’i vendosim kushtet tona, si p.sh. Kushtetuta para hapjes së kapitullit të parë”, tha Kiril Petkov, Kryeministër i Bullgarisë.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski duke komentuar qëndrimet e një dite më parë të kreut të Qeverisë bullgare tha se Sofja me këtë pozicion po kërkon asimilimin e maqedonasve në bullgarë. Sipas tij derisa Shkupi nuk pranon që të drejtat e bullgarëve të jenë çëshjte multilaterale, asnjëherë nuk do t’i fillon negociatat me BE-në.

“Kjo nënkupton se çështjet tona bilaterale dhe të gjitha kërkesat e Sofjes do të futen në kuadër të kornizës negociuese, që do të thotë ne ose do të asimilohemi apo bullgarizohemi, ose nuk do të ketë për neve BE pavarësisht nëse do të ndodh konferenca e parë ndërqeveritare. Por unë jam i sigurt se vendet anëtare të BE-së nuk do ta lejojnë sepse ishin ato të cilat disa herë kishin deklaruar se problemet bilaterale nuk mund të jenë probleme multilaterale apo problem i vendeve anëtare”, u shpreh Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski shtoi se populli duhet të jetë gati se nëse Qeveria nënshkruan një dokument të tillë, atëherë do të fillon konferenca e parë ndërqeveritare por asnjëherë nuk do të fillojnë negociatat derisa ne nuk pranojmë të asimilohemi./ Alsat.mk