May 6, 2024
Maqedoni

Arrestohet një 27-vjeçar në Kumanovë, kërkohej me urdhërarrest

MPB njofton se sot kanë arrestuar një 27-vjeçar nga Kumanova i cili kërkohej me urdhër qendror.

“Me datë 20.10.2022 në ora 19:15, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë arrestuar S.A.(27) nga Kumanova.

Ai ishte në kërkim me urdhër qendror për vuajtje të dënimit me burg prej gjashtë vjetësh për kryerjen e veprës penale nga neni 188 i Kodit Penal”, njoftojnë nga MPB.

Personi do të dërgohet në burgun e Idrizovës për vuajtje të dënimit.