April 29, 2024
Maqedoni

Zëri i Amerikës vjen afër publikut në Kumanovë e Likovë përmes Televizionit News

Televizioni News ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me gjigantin mediatik ndërkombëtar Voice of America, një ndër mediumet më të vjetra të kontinentit amerikan.

Voice of America transmeton përmbajtje mediatike në disa kontinente dhe në mbi 40 gjuhë.

Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit me VOA vie si rezultat i profesionalizmit dhe përkushtimit të lartë në fushën mediatike të Televizionit News, transmeton Lideri.mk.

Drejtuesit e Televizioni News Vlora Zenuni Hamiti Suad Avdiu janë shprehur tejet e kënaqur me këtë risi në hapësirën mediatike në Maqedoni dhe garantojn që puna profesionale e medias që ato drejtojnë do të jetë kryefjalë e angazhimeve të televizionit