May 22, 2024
Maqedoni

Përveç shënimit të 2 Gushtit, Pendarovski dhe Vuçiqi luajtën edhe shah

Presidentët e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, Stevo Pendarovski dhe Aleksandar Vuçiq kanë shfrytëzuar rastin që në kuadër të shënimit të përbashkët të 2 Gushtit, të luajnë edhe shah, transmeton TV21.

Edhe pse në rrjetet sociale fotografia nuk është shpërndarë nga asnjëri, se luajtën shah njoftuan nga kabineti i Pendarovskit, por nuk u kumtua rezultati i lojës.

Andaj, parashikojeni vetë…