May 17, 2024
Maqedoni

NË KUMANOVË U PROMOVUAN DY LIBRAT E PARË TË POETES NGA DIASPORA FLORINA KURTISHI-JASHARI

Shkruan : Rrexhep Memedi
Më 1 gusht 2023, SHSH”ABC-P0ETKE” nga Shkupi, ke salla e kurorëzimit në qendër të Kumanovës, objekti i zejtarëve
bëri promovimin e dy librave “LULJA E MALËSISË” dhe “ZEMRA E GJALLË” të autores së re Florina Kurtishi-Jashari nga diaspora, me punë të përkohshme në Bern të Zvicrës. Për librin e parë “LULJA E MALËSISË” foli shkrimtari, poeti i madh nga fshati i Orizare i Kumanovës z. Nehat Jahiu. Ai duke folur për librin, fillimisht tha: ndjehem i privilegjuar të flas për poeten e rrallë të kësaj ane, të re dhe të suksesshme të Karadakut të Kumanovës. Poetja Florina është e bija e mikut tim, është një “ lule e malësisë” së Karadakut e cila flet nga larg, nga Berni i Zvicrës për atdheun, vuajtjet e popullit, por edhe për ato që i ka pasur gjatë shkollimit, udhëtimit. Florina shkruan me emocione për aromën e luleve që e ka thithur nga bukuritë e vendlindjes. Ajo me trup është në diaspora, por me shpirt në vendlindje. Jo rastësisht vendosi të promovoj dy librat e posa botuara në Kumanovën e dashur. Besoj se çdo lexues do ta ndjej kënaqësi duke lexuar librin se do ta gjej veten aty. Në të ardhmen e shpejtë pres nga Florina librin e radhës, besoj se nuk do të ndalet së botuari. Për librin e dytë foli drejtuesi artistik i abc-poetike, poeti nga Shkupi Rexhep Memedi, Ai mes tjerash tha se me kënaqësi të madhe po përkrahim poetët nga vendi, trojet shqiptare dhe diaspora. Këtë lloj aktiviteti e kemi në Program vjetor të shoqatës. Sot po promovojmë dy librat e poetes së re nga Kumanova, në punë të përkohshme në Bern të Zvicrës Florina Kurtishi- Jashari. Ajo është poete e shpresës për trevën e Kumanovës. Ajo me një entuziazëm të madh, sot promovoj dy librat e saj kushtuar vendlindjes nga e cila rëndë mund të ndahet. Vendlindja është e shtrenjtë, e shenjtë, nuk braktiset lehtë, mendja e çdo mërgimtari pushon qetë në vendlindje, prandaj i kemi aq shumë ditëve të verës. Florina, lexon shumë, fletë për poetët shqiptar dhe se ka plagë në shpirt, më lehtë të luftosh me djallin e zi se me djallin që quhet”njeri”, sa shumë vuajtje, padrejtësi për popullin, shtetin shqiptar. Florinës i dëshirojmë sukses në punën e saj krijuese dhe si abc do ti qëndrojmë sa herë pranë.
Florina kur mori fjalën tha se i jam falënderues babit për mbështetjen e madhe dhe abc-poetike në krye me kryetarin Vullnet Sadiku për përkrahjen dhe se së shpejti do të na befasoj me librin e radhës. Prezantuesja, profesoresha Mejreme Kajolli Tusha në mënyrë profesionale me skenarin e saj dhe shumë recitime të poezive nga dy librat nga të ritë prezent e bënë madhështor promovimin e dy librave të poetes së re Florina Kurtishi-Jashari.