April 29, 2024
Kulturë

Përfunduan TAKIMET POETIKE NË SHARR 2021

Me 29.05.2021 në Tetovë përfundoi eventi kurturo tradicional mbarëkombëtar TAKIMET POETIKE NË SHARR 2021, Tetovë, të organizuara nga SH.G. B. MENADA, me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës se Maqedonisë së Veriut.
Manifestimi u realizua në nje atmosferë shumë poetike, ku u lexuan poezitë më të mira të 28 poetëve pjesmarës.
Nga Xhemazie Rizvani u lexuan edhe poezitë e poetëve jo me prezencë fizike nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora.
Për pjesëmarrësit, përveç librave të Ejup Ajdinit dhe Zija Çelës, u ndanë edhe mirënjohje të shumëta.
Çmimet: REXHEP VOKA, SADUDIN GJURA, MURAT ISAKU, ABDYLAZIS ISLAMI DHE MENADA iu ndanë: Fatos Rushiti, Arlind Farizi, Nurie Emrullai dhe Valdete Dulahu.
Falenderojmë të gjithë poetet qe treguan interesim për këtë manifestim tradicional mbarëkombëtar TAKIMET POETIKE NË SHARR.
Falenderojmë Ministrinë e kulturës per prakhjen disa vjeçare
Falenderojmë të gjithë përkrahësit e ketij eventi kulturor ndër vite.
Në veçanti falenderojmë Xhemazije Rizvanin per recitimin poetik dhe udhëheqjen më brilante të mundëshme.
Kërkojmë ndjesë për ndonje keqkuptim eventual.
Mirëutakofshin në takimet tjera.

Me nderime
Kryesia e SH.G. B. MENADA
30.05.2021
Tetovë