Ripostim

LIBRI NA BASHKOI

Nasif Laçi
Libri: Hetem Pajaziti-Kreshniku i Moravës së Epërme ishte shkas i bashkëpunimit vëllazëror mes dy shkollave t’ona. Shkollës ,, Anastas Laska ” nga fshati Libofshe, rrethi Fierit në Shqipëri dhe Shkollës ,, Dëshmorët e 5 Prillit” në fshatin Smirë komuna e Vitisë në Kosovë. Këti takimi i parapriu Ismet Smira nga fshati Lifaj të Lushnjës, djali i Hetem Pazitit, i cili dhuroi librin shkollës së Libofshës dhe aty filloi interesimi i drejtorisë së shkollës për ta vuar kontaktin me autorin e librit Nazif Laçin. Kështu është organizuar një orë letrare nga SHSHV më 3 nëntor 2017. ishte një pritje vërrtet vëllazërore, sepse nxënësit, mësuesit në ball me drejtoreshën Tefta Deda na kanë mahnit me organizimin e kësaj ore letërare. Libri u aktualizua akoma më shumë dhe pasoi vizita e Drejtoreshës Tefta në shkollën e Smirës, ku u akorduan me drejtorin Xhavit Sahitin takimet mes dy shkollave. Kolektivi i Shkollës së Smirës bëri vizitën e parë më 2 mars 2018 në shkollën e Libofshës. ishte madhëtore paraqitja dhe programi i dy shkollave. Shkolla ,, Anastas Laska ” i ktheu vizitën shkollës ,, Dëshmorët e 5 Prillit ” më 5 Prill 2018. Në këtë takim u dha program i përbashkët i dy shkollave para nxënësve dhe komunitetit smiras, ku ishte vërrtet program ta quajm Akademik. Pra Libofsha dhe Smira u shëndrruan në një, sepse Hetem Pajaziti i lindur në Smirë, u shkollua dhe formuar si përsonalitet në Libofshë. Hetemi si atdhetarë i shquar luftoi dhe punoi tërë jetën për një Shqipëri Etnike.