Maqedoni

Përfundon “vetingu” në MPJ, Bujar Osmani fajtor për avancimin e diplomatit që u arrestua në Serbi?!

Në MPJ ka përfunduar “vetingu” lidhur me diplomatin maqedonas të arrestuar në Serbi për veprimtari kriminele, thonë burime të latta në Ministrinë e Jashtme. Sipas tyre, “vetingu” i kryer ka konstatuar se diplomati Mile Milenkovski është avancuar në Vjenë në kohên sa është ministër Bujar Osmani.
“Rezultatet e vetingut po mbahen sekrete edhe pse ky skandal turpëroi diplomacinë e Maqedonisë së Veriut. Bujar Osmani ka përkrahje të madhe nga krahu kriminelo-politik i partisë prandaj nuk do të kërkohet përgjegjësi prej. Ai duhet të dalë para opinionit tê sqarojë se pse shqiptarë të punësuar në MPJ kanë problem me certifikatat, kurse njëkohësisht avancon diplomat maqedonas të kërkuar nga Interpoli. Çfarë të keqe i kanë bë shqiptarët Bujar Osmanit që sillet kështu?”, pyesin burimet tona në MPJ.
Ndryshe diplomati Milenkovski mund të ekstradohet në Armeni ku akuzohet për veprimtari kriminale, por diplomati maqedonas i arrestuar në Serbi dëshiron që të gjykohet në vendin e tij. Mile Milenkoski beson në drejtësinë e sistemit gjyqësor në Maqedoninë e Veriut, prandaj ka u dorëzuar autoriteteve dokumentacione për të cilat shpreson se do ta nxjerrin të pafajshëm.

“Besoj se kemi një shtet ku sundon ligji, prandaj besoj se autoritetet do të fillojnë një procedurë të shpejtë gjyqësore, duke pasur parasysh faktin se provat në këtë rast përfshijnë 7 persona, 6 prej të cilëve janë shtetas të Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Milenkovski.

Sipas tij, në këtë mënyrë, Shkupi zyrtar mund t’i kërkojë Beogradit ekstradimin e tij.