May 3, 2024
Maqedoni

Nënshkruhen marrëveshjet për bashkëpunim ndërkufitar me Kosovën dhe Bullgarinë

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski do të nënshkruajë sot 12 marrëveshje me përfaqësues të shoqërisë civile, komunave dhe dy qendrave të zhvillimit për bashkëfinancimin e projekteve për bashkëpunim ndërkufitar me Kosovën dhe Bullgarinë.

Vlera e përgjithshme e projekteve, që u përkasin marrëveshjet arrin 3.6 milionë euro.

Fondet sigurohen nga IPA Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim ndërkufitar. Bashkëfinancimi kombëtar, i cili është kusht i detyrueshëm për përdorimin e fondeve nga Bashkimi Evropian, sigurohet nga Buxheti i shtetit në vlerë prej 337 mijë eurosh.

Para nënshkrimit të marrëveshjeve janë parashikuar deklarata për mediat.