May 12, 2024
Maqedoni

FRASH i “lulëzon” gropat e rrugëve të Tetovës!

Të rinjtë e Aleancës për Shqiptarët mbrëmë në një aksion të ndërmarrur kanë mbuluar disa gropa të rrugëve të Tetovës duke vënduar lule.

Ky gjest nga FRASH ka tërhequr vëmendjen e qytarëve. Me këtë aktivitet FRASH i përcjell mesazh edhe Kryetares së Komunës së Tetovës dhe kandidate për Kryetare të Komunës së Tetovës, Zonjës Teuta Arifi për gropat e thella në rrugët e qytetit në të cilat mund të mbjellen edhe lule. Ky aksion nga FRASH vjen për të ironizuar edhe me agjendën e gjelbër të BDI-së të cilët e proklamojnë si agjendë për zgjedhjet lokale, ndërsa qytetarët në të gjitha komunat janë dëshmitarë se si kanë menaxhuar Kryetarët e Komunave të BDI duke i lënë rrugët me mbeturina, me gropa dhe pa asnjë sipërfaqe të gjelbëruar dhe park për fëmijët.