E diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi Frënge dhe mësuese në Shkollën Fillore “Bajram Shabani”, Hamide Ajdari është caktuar Kryetare e Forumit të Gruas të Nëndegës “Faik Konica”.

“Me përvojën e saj në arsim, përkushtimin ndaj edukimit dhe angazhimin në komunitet, ajo do të japë një kontribut të çmuar në organizimin dhe fuqizimin e grave në këtë nëndegë.

I urojmë shumë suksese dhe punë të mbarë në këtë përgjegjësi të re!”, njoftoi dega e BDI në Çair.

sqShqip