Pas 4 vitesh, Gjykata Themelore Civile e Shkupit ka shellur vendim duke pranuar pjesërisht padinë e ngritur nga Orce Todorovski, ish-drejtor i qendrës për informim i VMRO-DPMNE-së dhe zëvendëssekretar i përgjithshëm i partisë, si dhe ndihmësdrejtor i përgjithshëm aktual në MRTV, kundër Danela Arsovskës, ish-kryetares së bashkisë së Shkupit, si dhe Qytetit të Shkupit, për shpifje dhe fyerje.

Sipas vendimit, gjykata zbuloi se në një konferencë për shtyp të mbajtur më 6 dhjetor 2022, Arsovska bëri pretendime të rreme që dëmtuan reputacionin dhe nderin e Todorovskit. Deklaratat lidheshin me blerjen e supozuar të 150 autobusëve nga Hungaria dhe pretendimet se Todorovski ndërmjetësoi pagesën e një komisioni.

Gjykata vendosi që deklarata të tilla paraqesin shpifje, prandaj Danela Arsovska është e detyruar t’i paguajë Todorovskit 100,000 denarë si kompensim për dëmin jomaterial./Lideri.mk

sqShqip