Maqedoni

Për një gjysëmvjetor 4.000 nxënës janë larguar nga Maqedonia bashkë me prindërit

Maqedonia e Veriut po zbrazet. Alarmi, sic njofton KlanM, vjen nga VMRO-DPMNE-ja, sipas të cilëve, vetëm gjatë gjysmëvjetorit të kaluar nga vendi janë larguar 4.000 nxënës duke marrë fletshpërngulje nga shkollat.

“Këto 4.000 fëmijë kanë 4.000 nëna dhe 4.000 baballarë. Ka fëmijë që janë çregjistruar nga çerdhet, të rinj deri 20 vjeç që largohen dhe vijmë tek shifrat e frikshme se në kohën e Kovaçevskit dhe Pendarovskit, vetëm gjatë gjysmëvjetorit të kaluar janë larguar 15.000 deri 20.000 njerëz, duke dhënë numrin e përgjthshëm prej 30.000 deri 40.000 të rinjve që janë larguar gjatë vitit 2022” – tha Vladimir Gjorçev.

VMRO-DPMNE-ja me akuza se për shkak të migrimit masiv nuk është thirrur Këshilli për Siguri dhe nuk ka seancë të posaçme në Kuvend. Sipas tyre, sic percjell KlanM, kjo paraqet katastrofë për vendin në aspektin demografik dhe se duhet të gjendet forca për t`i mposhtur politikat e këtilla. /KlanMacedonia/