May 10, 2024
Maqedoni

Këto janë personat që ASH pritet të emërojë ministra dhe zv/ministra

Me hyrjen e ASh-së edhe zyrtarisht në Qeveri, shumica parlamentare u zgjerua edhe me tetë deputetë. Emrat e disa resorëve që do t’i takojnë partisë së Taravarit do të zëvendësohen me emra të rinj.

TV21 mëson se ministri i Shëndetësisë Bekim Sali do të zëvendësohet me Fatmir Mexhitin, ai i drejtësisë Nikolla Tupançevski me Krenar Llogën, zv/kryeministrit për çështje Ekonomike pritet të jetë Ilmi Aziri, Tiron Jajaga në vend të zv/ministrit të Mbrojtjes Bashkim Asani. Jozyrtarisht flitet edhe se Ministria e Ekologjisë nga BDI do të kalojë nën udhëheqje të LSDM-së.