May 18, 2024
Maqedoni

Për një ditë 220 gjoba në Shkup, 76 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar 220 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut, dhe atë: 76 për tejkalim të shpejtësisë, 46 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 20 për vozitje në gjendje të dehur, shkruan Alsat.

Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 5 gjoba për përdorim të telefonit, 6 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve, 13 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 7 për mosvënien e rripit të sigurisë…/Alsat.mk