May 5, 2024
Maqedoni

Pandemia thellon varfërinë në Maqedoninë e Veriut! Mbi 8 mijë familje të reja janë zhytur në varfëri

Kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia e përkeqësoi gjendjen edhe ashtu të brishtë sociale në vendin tonë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, këtë vit në varfëri janë zhytur 8,5 mijë familje të reja të cilat janë regjistruar në sistemin e mbrojtjes sociale. Vitin 2021 e përfundojmë me mbi 35 mijë familje të cilat nuk kanë burime të tjera për ekzistencë, përveç ndihmës nga shteti. Këtu mund të shtohen edhe rreth 1.000 të moshuar pa asnjë të ardhur të cilët marrin pension social. Sipas planifikimeve të Ministrisë, edhe viti që vjen gjendja nuk do të jetë e mirë. Vlerësohet se edhe 5.500 familje të tjera do të jenë shfrytëzues të ndihmës sociale.